Presidentja Vjosa Osmani, në fjalën e saj në KS të OKB-së, ka përmendur edhe rastet e Vasfije Krasniqi-Goodman dhe të Shyhrete Tahiri-Sylejmanit, të dyja këto gra të dhunuara gjatë luftës, si dhe rastin e Fahrije Hotit, të cilës forcat serbe ia zhdukën bashkëshortin, i cili ende rezulton i zhdukur.
Shqipe Pantina dyshon se për viktimat e dhunës në Kosovë krerët aktual bëjnë veprime vetëm për populizëm.
“A është rëndësishme që të bëhet e qartë ajo çka ka ndodh sidomos me çështjet dhunimit seksual është e rëndësishme. Kjo është dashur të bëhet në vazhdimësi. Por, unë mendojë se po ashtu duhet bërë me shumë kujdes se a mund të ketë ndonjë efekt negativ sidomos në procesin në të cilin po kalojmë tash. Çdo gjë duhet të bëhet në vendin e duhur dhe kohën e duhur”, ka thënë Pantina.
Sipas saj, për me tepër si shoqëri kosovare e bëjmë pothuajse një gabim që po përsëritet.
“Në vend se të drejtohemi në institucione që janë përgjegjëse për këtë punë, në vend që e para t’i mbledhin dëshmitë dhe ato t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë duke i faktuar…”, ka thënë Pantina.