Universiteti i Prishtinës ka pezulluar sot profesorin Xhevat Krasniqin, pasi po akuzohet për ngacmim seksual.
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta ka thënë se UP-ja ka dështuar për t’i adresuar çështjet e ngacmimeve seksuale.
Sipas saj, UP-ja nuk ofron mjedis të sigurtë për studente.
“Problemin që unë e kam me Universitetin e Prishtinës edhe që nuk kam besim hiç që k me i adresuar ashtu siç kërkohet këto çështje është se ajo është tu dashtë me mbrojt reputacionin e vet edhe është e kapur pas asaj, do të thotë se ti kur dëshiron me mbrojt me çdo kusht reputacionin ke me i mbyll edhe me i hesht plotë probleme”, ka thënë Rrusta.