Sot, në një kohë kur ndodhet në Hagë përballë akuzave të rënda të ngritura nga Gjykata Speciale, festohet një ngjarje e veçantë. Për momentin, nuk ka informacione të qarta nëse do t'i lejohet të festojë me familjen e tij. Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, sot feston 56 vjetorin e lindjes.
Megjithatë, pritet që Thaçi të ketë një festë modeste me disa nga shokët e tij më të afërt para dhe brenda burgut. Detajet rreth kësaj feste nuk janë bërë publike, por supozohet se do të jetë një ngjarje e vogël dhe e kontrolluar nga autoritetet e burgut.
Hashim Thaçi është një figurë kyçe në politikën e Kosovës, duke shërbyer si presidenti i pestë i vendit. Ai ka qenë gjithashtu kryeministër dhe ministër i Jashtëm, dhe ka drejtuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), një nga partitë kryesore politike në vend.
Karriera e tij politike gjatë dhe pas luftës së Kosovës përfshin udhëheqjen e një qeverie të përkohshme në fund të konfliktit në vitin 1999. Që atëherë, Thaçi ka qenë një figurë e rëndësishme në procesin e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës si shtet.