Kosova aktualisht është e ndëshkuar me masa nga BE-ja për shkak të zgjedhjeve të kryetarëve shqiptarë në veri.
Por, pas referendumit që u mbajt më 21 prill, Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi zbazën e një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së.
Deklarimi i BE-së pasoi kërkesën e institucioneve të Kosovës për heqjen e masave të vëna prej afro një viti, pas përmbushjes, siç u tha, të kushtit të fundit me organizimin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, më 21 prill.
Pas kësaj analisti Shkëlzen Gashi ka ironizuar me “analistët”, duke thënë se reagimi I tyre do të ishte “mos i hiqni masat se Kosova s'e ka themeluar asociacionin”
“BE-ja diskuton heqjen e masave për Kosovën.
Reagojnë "analistët": mos i hiqni masat se Kosova s'e ka themeluar asociacionin ”, shkruan ai.