Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku një person u godit për vdekje qëllimisht nga një veturë. Viktima Ilir Osmani, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.
I dyshuari i cili fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, tashmë është arrestuar.
Media ka mësuar se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Sergio Jonuzi nga Elbasani.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/April/24/auto_Pa_titull1713988960.png)
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar 48 orë për veprën penale vrasje e rëndë me qëllime hakmarrje” – tha Nikçi.