Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot më ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, James O’Brien në Gjermani.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën takimin e Kurtit me O’Brien.
Sipas tij, ky takim nuk do duhej të raportohej si diçka sensacionale, por do duhej të ndodhte shpesh dhe të raportohej si takim normal.
“Jam i lumtur për takimin e Kurtit me O’Brien, mirëpo nuk do të duhej të ishte diçka sensacionale, se ne nuk jemi Kore e Veriut. Mendoj që këto takime duhet të ndodhin shpesh”, ka thënë Gjini.