Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, ka thënë se kushtetutshmëria e vendit s’po respektohet sa duhet prej qeverisë dhe klasës politike.
Buxhovi tha se kur flet për këtë, e ka parasysh shtetin laik, teksa e përmendi edhe çështjen e shamisë, për të cilën tha se është anti-kushtetuese.
“Kur flas kështu e kam parasysh shtetin laik. Me Kushtetutë, Kosova është shtet laik dhe laicizmi dihet se çfare është. Parimi i parë i laicizmit është mbrojtja e qytetarëve nga religjioni”.
“Nëse një qeveri a klasë politike e then laicizmin në fundament, pra lejon që klerikët të flasin për politikë, e kjo ndodh kudo, e ke edhe në arsim, insistimet për shamia e për të tjera, janë anti-kushtetuese. Insistimi për shami është anti-kushtetues”, tha Buxhovi në Rubikon.
Ai më tej tha se një pjesë e elektoratit të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, por jo vetëm të VV-së vijnë nga qarqe të tilla, për të cilët tha se mendojnë që duhet të ndryshohet fundamenti i shtetit laik.