Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se kjo parti nuk është e rreshtuar në mbështetje të krijimit të Asociacionit.
Ai ka thënë se Asociacioni në Kosovë nuk mund të jetë ‘Donik Republikë’ për disa arsye.
“E para është demografia apo numri i banorëve. E dyta është rregullimi kushtetues, në Bosnje ekzistojnë kantone, ekzistojnë etnitetet. Kosova e ka një parlament të vetëm me një dhomë, e ka një qeveri të vetme me një dhomë dhe i ka komunat. Mund të ketë një bashkëpunim të komunave që mund të bashkëpunojnë”, ka thënë Gjini.
Sipas tij, Asociacioni në rastin me të keq mund të shndërrohet në super-komunë.