Profesori universitar, Sadri Ramabaja ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të djeshme në Maqedoni. Ai ka shkruar në facebook se me këtë rezultat po rikthehemi tek epoka e Pjetër Bogdanit.
Ai thotë se fitorja e kandidates së VMRO-së, Gordana Siljanovska/Davkova, po e shtynë Maqedoninë e Veriut në destabilitet politik.
Ai thotë se ky ishte qëllimi i ndërhyrjes ruse dhe serbe.
“Këto zgjedhje, sidomos ato për Parlament, që pritet të mbahen më 8 maj, do t’i japin peshën meritore gjeopolitike këtij shteti të brishtë. Ky rezultat është një lloj produkti edhe i naivitetit të të ashtuquajturve politikanë modern të hapësirës politike shqiptare”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet enë MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit
Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që u zhviluan dje në Maqedoninë e Veriut ishin ashtu priteshin. Në raundin e parë fitoi kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska/Davkova.
Kjo fitore e shtynë Maqedoninë e Veriut në terrenin e rrëshqitëshë të destabilitetit politik.
Fundja ky ishte edhe qëllimi i ndërhyrjes ruse dhe serbe.
Perendimi sërish, ngjashëm me Malin e Zi, regoi me vonesë!
Këto zgjedhje, sidomos ato për Parlament, që pritet të mbahen më 8 maj, do t’i japin peshën meritore gjeopolitike këtij shteti të brishtë. Ky rezultat është një lloj produkti edhe i naivitetit të të ashtuquajturve politikanë modern të hapësirës politike shqiptare.
Si Komb, e dëshmuan edhe këto zgjedhje, kemi nevojë urgjente për një bashkërendim në fushën e strategjisë së veprimit politik.
Maqedonasit që e ndjejnë veten nacionalistë, u dëshmuan si shumicë absolute. Ata ndërkohë do të rreshtohen edhe më fuqishëm në të ashtuquajturin front antiperendimor, disi ngjashëm me shumicën e qytetarëve në Malin e Zi. Ky ishte kurthi në të cilin ranë vet.
Po rikthehet vija ndarëse mes Perednimit e Lindjes, jo vetëm në rrafshin kulturor, por edhe në atë politik. Po rikthehemi në pozicionet që ishim në epokën e Pjetër Bogdanit.