Gashi tregon historinë e vjetër me Kurtin: I thosha hyn në zgjedhje, i dukej...!

Aktuale

Gashi tregon historinë e vjetër me Kurtin: I thosha hyn në zgjedhje, i dukej...!

Më: 25 prill 2024 Në ora: 22:05
Shkëlzen Gashi dhe Albin Kurti

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka treguar një histori të vjetër me Albin Kurtin, tash kryeministër i Kosovës.

Gashi tha në “Pressing” të T7 se i kishte propozuar Kurtit në vitin 2010 që të hynte në zgjedhje. Por kjo ide e kishte gjetur kundërshtimin e Kurtit.

Më pas, Gashi si ish-pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje kishte edhe një tjetër ide, që Kurti të garonte për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale.

Nga këndvështrimi i Gashit nëse Kurti do ta transformonte Prishtinën do të kishte mundësi që të bëhej kryeministër më pas.

Por, siç thotë Gashi, Kurti e kisha marrë ofendime të merrej me çështje lokale si kanalizimet, trotuaret, etj.

“Vitin 2010 unë e kisha kështu idenë, ata me hy zgjedhje, por ai  kundërshtojke me hyjë në zgjedhje. Unë madje e kisha një ide, që nëse ti po dëshiron të jesh lider politik garo në zgjedhje komunale për kryetar të Prishtinës, të shohim si qytetar sesi për 4 përkatësisht 8 vjet se ti e zhvillon, e transformon Prishtinën dhe e pengon shkatërrimin e saj dhe pastaj bëhesh kryeministër nëse je i suksesshëm Por këtij iu duke shumë ofenduese me u marrë me kanalizime, me ujësjellës, me trotuar, ndriçime publike, ambulanta, shkolla. Tha unë jam për çështje të mëdha”, ka thënë Gashi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat