Dy opinionistët në “Rubikon” të Klan Kosovës, Rrahman Paçarizi dhe Labinot Balaj kanë pasur një përplasje gjatë emisionit.
Në një moment, Balaj është shprehur se Kurti ka qenë anëtar i shtabit të përgjithshëm, gjë e cila u kundërshtua nga Paçarizi.
Më pas, duke kërkuar falje, Balaj tha se Kurti ka qenë anëtar i zyrës së përfaqësuesit politik.
“Mos i thuaj anëtarë i shtabit të përgjithshëm, po e rritni mekanikisht se nuk është, ka qenë përkthyes në zyrën e Demaçit, këshilltar, përkthyes ka qenë fillimisht”, është shprehur Paçarizi.
“Sa shqiptari e ka ditë gjuhën e ka mund të përkthejë, pse s’ka marrë pjesë aty?”, ka qenë më pas përgjigja e Balajt.