Deputeti i VV-së i përgjigjet Kurtit për votën rreth Kodit Civil

Aktuale

Deputeti i VV-së i përgjigjet Kurtit për votën rreth Kodit Civil

Më: 26 prill 2024 Në ora: 15:46
Hydajet Hyseni

Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka thënë se do të merret personalisht për të siguruar shumicën parlamentare rreth kësaj çështje.

‘’Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, deklaroi Kurti nga Berlini ku po qëndron në një ngjarje të organizuar në Gjermani.

Por, edhe paralajmërimi i tij se do të merret personalisht me këtë punë, duket se për disa deputetë të subjektit politik Vetëvendosje të cilin ai e udhëheq nuk do të ketë edhe shumë efekt.

Para trysnisë së Kurtit rreth kësaj çështje, deputeti i VV-së, Hydajet Hyseni thotë se nuk mund të deklarohet pro apo kundër, pa e parë tekstin e ri rreth lejimit të bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë nëse është rishikuar ose ritrajtuar.

‘’Nuk mund të them asgjë pa e parë tekstin. Ka pasur një ide që të ritrajtohet, të rishikohet Kodi Civil dhe besoj që në atë formë edhe eventualisht është riproceduar dhe mund të riprocedohet, unë nuk kam deri më tani ndonjë tekst tjetër’’, thekson ai.

Hyseni thotë se nuk ka qëndrim të prerë momentalisht, por se do të votoj “duke parë e duke bërë’’, por se është i idesë që Kuvendi i Kosovës të ketë sa më shumë ligje.

‘’Në të parë e në të bërë. Sepse nuk e kam tekstin e ri. Nëse ka një gjendje që është racionale sepse dëshiroj të ketë ligje të reja në legjislacion. Jemi për t’i respektuar standardet evropiane dhe vlerat tjera por edhe traditat tona’’, deklaron ai.

Deputeti Hyseni shpreson se në votimin e radhës Kodi Civil do të jetë i rishqyrtuar, pasi siç tha ai këtë e kishte thënë edhe kryeministri Kurti.

‘’Nuk mund të them tani asgjë, mund të them se kryeministri ka thënë edhe atëherë që do të ketë një formë të rishikimet dhe rishqyrtimit, dhe besoj kjo do të ndodhë. Nuk kam diçka të re deri më tani’’ përfundoj deputeti Hyseni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat