Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar pajtueshmëri për implementimin e Asociacionin.
Ferati tha se hapi i parë në këtë rast është hartimi i propozimit të statutit dhe dërgimi i t njëjtit në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësim.
“Edhe kjo Qeveri, përveç marrëveshjeve të vitit 2013-2015, që ndër të tjera, përveç pikave tjera, parashikohet edhe themelimi i Asociacionit. Edhe Qeveria Kurti, me vetë nënshkrimin në Bruksel dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit ka kriju pajtueshmëri për implementimin e Asociacionit. Hapi i parë është hartimi i propozimit të statutit dhe dërgimi i njëjti në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësim”, tha ai.
Ferati konsideron se themelimi i Asociacionit është obligim, por që Kurti ka deklaruar përmes asaj që është i gatshëm të nënshkruajë nëse është edhe Vuçiqi.
“Përpos që ka qenë obligim, Kurti me nënshkrim, me pajtueshmërinë e Marrëveshjes së Ohrit, njëra prej pikëve është edhe respektimi i marrëveshjeve të kaluara që nënkupton themelimin e Asociacionit. Pra, kryeministri kur është pajtuar me Marrëveshjen e Ohrit është pajtuar për themelimin e Asociacionit, që më vonë e ka deklaru përmes asaj që jam i gatshëm me nënshkru nëse është edhe Vuçiqi. Pra më shumë është fol për nënshkrimet sesa për pajtueshmërinë e themelimit”, tha tutje ai.