Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me rastin e ditës kombëtare të të pagjeturve ka shprehur solidarizimin me familjarët. .
“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet dhe përfundim i ngjarjes për të dashurit e tyre. Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende – pas dekadash – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, kanë shkruar nga ambasada në X.
Ata kanë bërë thirrje për prioritizim të gjetjes së eshtrave të të zhdukurve.
“Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, kanë shkruar.