Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një postim në "X", i është përgjigjur Listës Serbe në lidhje me referendumin e mbajtur në katër komunat në veri.
Kryeziu tha se reagimi i Listës Serbe vjen për shkak të humbjes së mjeteve të tyre për të bërë presion ndaj serbëve.
“Deklarata e Listës Serbe në fakt është një reagim ndaj humbjes së mjeteve të tyre për të bërë presion dhe frikësim ndaj bashkëqytetarëve tanë” – shkroi ai.
Tutje, zëdhënësi i qeverisë u ka përmendur edhe dy organizatat serbe, që Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, i shpalli si terroriste.
“Koha e banditëve dhe mashtruesve të kthyer në terroristë të "Brigadës së Veriut" dhe "Mbrojtjes Civile" ka ikur. Të gjithë duhet të mësohen me shtetin ligjor në një republikë demokratike” – shtoi ai.
The Serbian List's statement is in fact a reaction to their losing their means to pressure & intimidate our fellow citizens.
— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) April 27, 2024
First of all, there are surveillance cameras in public places managed by the Kosova Police in every city. They are lawful and in service of public safety.