Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”.
Bëhet e ditur se emisioni i pullave postare për Sali Çekajn, Hero i Kosovës, është pjesë e shënimit përkujtimor në qytetin e Shtutgartit, ai për vite me radhë ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për çështjen e Kosovës.
Ky emision i pullave postare bëhet në 25-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, në shenjë nderimi për figurën e “Veteranit” dhe për të gjithë ata që ranë për liri.
Posta vazhdon të nderojë personalitete atdhetare me imazhe të pullave postare të Filatelisë së saj, me të cilat do të afirmojë shtetin e Kosovës në mbarë botën.