Perolli i kundërpërgjigjet Kelmendit: Homoseksualizmi s’është sëmundje

Aktuale

Perolli i kundërpërgjigjet Kelmendit: Homoseksualizmi s’është sëmundje

Më: 29 prill 2024 Në ora: 14:38
Gëzim Kelmendi dhe Lisjan Perolli

Aktivisti i PSD-së, Lisjan Perolli, ka thënë se martesat mes personave të gjinisë së njëjtë nuk e rrezikojnë natalitetin.

Perolli në emisionin “Rreth e Rrotull”, iu kundërpërgjigj, Gëzim Kelmendit, duke i thënë se nataliteti në nivel global nuk ka qenë asnjëherë më i madh se aktualisht.

“Sa i përket nataliteti në nivel global kurrë më shumë njerëz nuk ka pas, vitin e kaluar popullata ka mbërri 8 miliardë njerëz, kurrë më shumë njerëz nuk ka pasur, dhe kurr më shumë njerëz LGBT nuk ka pasur, ky argument që nataliteti është tu ra nuk është e vërtetë. Në dia venda ka rënie të familjeve, por për shkak të gjendjes socioekonomike. Po jetojmë në një botë postpandemike, i ka rritë çmimet në mënyrë enorme, e ka bërë të vështirë, të planifikosh familje brenda vendit tënd. Në anën tjetër gradualisht po shohim që s’ka përmirësim të kësaj gjendjeje”, tha ai.

Prolli u shpreh se shkenctarët e kanë vërtetuar se homoseksualizmi nuk është sëmundje mendore sic është menduar në të kaluarën.

“Komuniteti LGBT nuk është në listë për rënie të natalitetit… Në vitin 1974 manuali diagonstik statistikor i çrregullimeve mendore e ka heq homoseksualizmin si çrregullim mendor, vetëm pasi teoria prvelante shkencore e ka kuptu se është përjetim seksual e nuk është çrregullim që futet në të njëjtën kategori, p.sh me mazohizmin… Po krijohen frika për një komunitet që është pesë për qind e popullatës, ai nuk ka kurrfarë ndikimi, nuk kanë pare siç po pretendohet, janë të përjashtuar nga shoqëria, kanë problem me gjetë punë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat