Njerëzit normal në Serbi nuk duan luftë. Por pavarësisht kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuciq nuk heq dorë nga lufta psikologjike e krijimit të nacionalizmit sipas recetës së Slobodan Millosheviqit. Këtë ai e bën që të të qëndrojë në pushtet edhe për shumë vite. Vuçiq po përgatit një përshkallëzim të ri.
Kështu i sheh analistja amerikane Ivana Stradner, përpjekjet e presidentit serb i cili nëpërmjet mediave që i kontrollon ‘hedh’ ndonjë tekst propagandues ku përmendet lufta.
Kështu ka vepruar Serbia së fundmi. Një tekst me titullin ‘Qytetarët e Serbisë duhet të jenë gati që në rast lufte të funksionojnë pa shtetin të paktën pesë ditë’, Stradner thotë se e ka kuptuar skenarin e Aleksandar Vuciqit.
Sipas saj me këto veprime, presidenti i Serbisë po përgatit një përshkallëzim të ri. “Dhe pastaj të pozicionohet si garantues i paqes në sytë e perëndimit dhe si për të shuar zjarrin”, thotë ajo në X.
“…ndërsa UDBA-ja promovon vlerat “tradicionale” dhe ua pastron trurin përmes kishës që shkatërruan dhe instrumentalizuan për strategjitë e tyre korruptive”, ka shtuar ajo.
Sipas saj në Serbi, për shkak të propagandës së Vuçiqit, shumë nuk e dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë.
“Por në Uashington prej disa muajsh, njerëzit po shohin ngadalë se çfarë po ndodh dhe janë shumë të shqetësuar. Nuk është mirë – çfarë thotë Vuçiq”.
Krejt këto veprime të Vuciqit, ajo i quan skenar 2.0 të Millosheviqit.
“Ka shumë njerëz të mrekullueshëm në Serbi që janë torturuar nga çmenduria për 30+ vjet. Dhe radikalët i vunë sërish zjarrin vendit dhe rajonit me nacionalizëm dhe luftënxitje”.
I kad procitate komentare u clanku vidite koliko ima normalnih ljudi koji ne zele rat. Ali Vucic ne odustaje od psiholoskog rata pravljenja nacionalizma po receptu Milosevica.
— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 29, 2024
Da bi autokrata ostao na vlasti jos dugo godina sprema novu eskalaciju. A onda da sebe postavi kao… pic.twitter.com/T5HZ0W7LjI