Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka thënë se do të ketë pasoja për Kosovën, pas largimit të Miroslav Lajçakut, nga pozita e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka theksuar se Lajçak do të mbahet mend si tolerues ndaj Serbisë dhe presion ndaj Kosovës, përcjell Bota sot.
“Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.
Ai në dialog do të mbahet mend për tolerancën ndaj palës serbe dhe presionin ndaj Kosovës me deklaratën e tij të njohur: Kushtetuta nuk është Bibël – Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin!
Lajçakët shkojnë e vijnë. Pasojat mbeten!”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.
Pas katër vitesh në këtë post, nga 1 shtatori Miroslav Lajçak nuk do të jetë më i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun.
Mandati i ish-ministrit të jashtëm sllovak përfundon në fund të gushtit, ndërsa në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të bllokut nëpër botë, ai pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.