Avokati Gazmend Halilaj, ka reaguar ashpër me një shkrim të publikuar në Facebook, ndaj disa komandantëve të cilëve iu vranë 400 civilë në luftë nga këmbësoria serbe.
Në masakrat e Shtuticës dhe Vërbocit, ishin vra mbi 400 civilë thotë Halilaj, i cili kritikon komandantët që morën pjesë në përvjetorin e tyre dhe kanë folë për luftën e UÇK-së.
Halilaj i pyet se a s’po ju vjen marre?
Ai tutje shkruan se atye ishte komandanti i mbi 1000 ushtarëve dhe ka ik i pari, e pastaj është kthye pasi janë masakruar civilët.
Postimi i plotë:
Pashë t’ Madhin Zot…
Atij komandanti që për dy ditë, në fshatin e tij Shtuticë e Vërboc, i janë vrarë mbi (400) civilë, nga këmbësoria serbe, a nuk i vjen MARRE, nga familjet e të vrarëve, me marrë pjesë në përvjetor, plus me folë për luftë.
Komandant i mbi 1000 ushtarëve, me ik i pari, m’u kthye pasi janë vrar/masakruar mbi (400) civilë, me një farë ftyre ngjyrë palidhje, kjo ndodh veç në Vërboc të Drenasit.
Besa edhe fort HAJN pas lufte…