Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, asociacionin e ka quajtur “përbindësh”.
“Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7 i famshëm i cili nuk është asociacioni i 2015, është përbindësh, është monstrum, është autonomi e plotë politike dhe territoriale”, u shpreh ai.
Hoxhaj tha se këto i ka thënë edhe më herët.
“Në këtë drejtim mendoj që dështimi në KiE do të ishte njëra nga dështimet më të mëdha që ka Qeveria Kurti”, tha Hoxhaj.