Profesori, Nexhmedin Spahiu, tha se Kosova do të ekzistojë gjithmonë si shtet, ndërsa Serbia e Shqipëria do të shuhen.
Kjo deklaratë nga Spahiu u bë në kuadër të diskutimit për kombin kosovar, teksa tha se ideologët kanë pretenduar se kombi shqiptar ka ekzistuar në kohën e Skënderbeut.
“Kosova sa të ketë jetë do të ekzistojë si shtet. Serbia e Shqipëria do të shuhen, por shteti i Kosovës do të ekzistojë. Për të ekzistuar një shtet, duhet të besosh në të. Ideologët shqiptar kanë pretenduar e që të cilët kanë dashur ta krijojnë Shqipërinë shtet, përkatësisht kombin shqiptar, janë nisur prej asaj që kombi shqiptar ka ekzistuar në kohën e Skënderbeut dhe ne tash po e rilindim, prandaj e ka marrë emrin rilindje.
Por, kjo s’është e vërtetë që ka pasur komb shqiptar në kohën e Skënderbeut. Ka pasur shqiptar. Kombet moderne kanë lindur tek pas revolucionit francez”, deklaroi Spahiu.