Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se për ditën e punëtorëve, sot s’ka vend për festë.
Tahiri ka përmendur disa arsye se pse punëtorët duhet të shqetësohen dhe jo të festojnë.
“Sot është 1 maji dita e punëtorit, por nuk ka vend për festë.
Paga të ulta. Trajtim që shkel dinjitetin. Standard në rënie. Mundësi përtokë!
Qeveria mund të festojë, sepse në populizëm dështimet festohen”, shkruan Tahiri në Facebook.