Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, njëherit anëtar nga Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, thotë se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga Qeveria e Kosovës sa i përket ndonjë plani për rritje të pagave.
‘’Nuk ka asgjë zyrtare nga ana e Qeverisë sa i përket rritjes së pagave’’, deklaron ai.
Haliti thotë se një rritje të tillë e sheh si të mirëseardhur, por se kjo varet nga rritja ekonomike e që për të një rritje e pagave ka ndodhur gjatë këtij viti.
‘’Rritja e pagave gjithmonë është e mirëseardhur, por në vartësi të rritjes ekonomike. Një rritje ka ndodhur në fillim të këtij viti, me ngritjen e vlerës së koeficientit të pagës’’, shprehet ai.
Ndërkaq, sa i përket deklarimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka thënë se do të bëjë rritjen e koeficientit për mbi 30% nga 110 euro sa është tani një koeficient në 150 euro, deputeti i VV-së thotë se LDK nuk është shquar ndonjëherë për rritje të pagave.
‘’Nuk e di se çfarë kanë thënë LDK, por ata ishin në qeveri për vite të tëra dhe nuk mbahen mend për ndonjë rritje të pagave gjatë mandatit të tyre’’, deklaron Haliti për Fo.