Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Aty për disa orë u diskutua për situatën në BeH, të caktuar nga Federata Ruse.
Por gjatë kësaj seance vend zuri edhe situata në Kosovë.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka rrëfyer për vizitën e tij që pati në Kosovë dhe idetë që pati pas kësaj vizite.
“Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar kohë me KFOR-in, e pas kthimit nga atje kam kontaktuar me Sekretarin e përgjithshëm te NATO-s dhe i kam shprehur mendimin tim qe duhet ta forcojmë KFOR-in dhe ta mbështesim duke i hequr restrikcionet për disa trupa te disa shteteve qe ndodhen atje”, ka thënë Cameron.
Cameron:
— Admirim (@admirim) April 30, 2024
I have been frank with Vucic about what they are doing in the region and the importance of respecting other countries and their sovereign choices.
-
When I came back from Kosovo, I contacted the NATO Secretary General and said we need to be stronger and bolder on KFOR. https://t.co/fdYakUeLYh pic.twitter.com/tXf3HNgE3B