Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, thotë se kërkesa e SBASHK-ut për rritje të pagës është kërkesë e drejtë e cila gjen mbështetje edhe nga subjekti i tij politik.
”Kërkesa e tyre për rritje të pagës, është kërkesë e drejtë e cila mbështet nga AAK’’ thotë Dreshaj.
Ai thekson se AAK, mbështet kërkesën për rritje të pagës në sistemin arsimor dhe rregullimin e kushteve të punës.
‘’Si AAK mbështesim kërkesën për rritjen e pagave në sistemin arsimor dhe rregullimin e kushteve të punës. SBASHK ka të drejtë të organizohet dhe të protestojë në format sindikale të tyre’’ shton më tej Dreshaj.
Ndërkaq, çfarë do të bëjë AAK-ja nëse vije në Qeveri rreth kërkesave të SBASHK-ut, Dreshaj thotë se këtë e definon programi i tyre politik.
‘’Sa i përket asaj se çfarë do të bëjë AAK, mund t’i referoheni programit tonë politik”, thotë Dreshaj.