Shkarkimi i Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës, ka nxitur debat mes panelistëve në emision.
Kryetari i tanishëm i Preshevës, Ragmi Mustafa ka deklaruar se Arifi është shkarkuar nga ai që e ka sjellë në pushtet në vitin 2016.
“Ai Vuçiq që e ka shkarkuar, e ka sjellë në pushtet në 2016”, ka thënë Mustafa.
Me këtë nuk është pajtuar diplomati Blerim Canaj.
Ai ka pyetur pse bash Ragmi Mustafa ka qenë zgjedhja e Vuçiqit për të marrë drejtimin e Preshevës.
‘Cili është raporti juaj me Vuçiqin’, ka pyetur Camaj.
‘Absolutisht asnjë raport me Vuçiqin nuk kam’ është përgjigjur Mustafa.
‘A i keni dhënë ndonjëherë ndonjë falënderim ose mirënjohje Vuçiqit’, ka insistuar Camaj.