Profesori universitar dhe Pajtuesi, Zymer Neziri, tregoi se në takimin e faljes së gjaqeve në Verrat e Llukës në Deçan, kishte prezent shumë komandantë e dëshmorë lufte.
Në mesin e tyre, ndodhej edhe komandanti legjendar, Adem Jashari, për të cilin Neziri tha se në atë periudhë kohore nuk dihej ende rëndësia e figurës së tij.
“Ishte herët për ta ditur rëndësinë e figurës së Adem Jasharit. Por, përveç Adem Jasharit, ka edhe shumë të tjerë komandantë lufte, dëshmorë lufte, që kanë qenë pjesë e organizimit të luftës”, tregoi Neziri.
Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.
Pjesë e këtij tubimi, që konsiderohet më i madhi në gjithë historinë e Kosovës, pjesëmarrës ishte edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari.