Kandiq humb shpresat për një Serbi evropiane: Edhe Zoti ka çuar duart nga ne.
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) shprehi shqetësimet për të propozuarit lër poste në qeverinë e Serbisë.
Pasi DASh ka shprehur shqetësimet pas propozimeve që të sanksionuarit nga thesari amerikan të jenë pjesë e qeverisë së re, Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviq, Kandiq ka shprehur zhgënjimin e saj për mungesën e nderjes së ndonjë veprimi nga Serbia.
"Departamenti i Shtetit është i zhgënjyer që dy persona nën sanksione janë propozuar për poste në Qeverinë e Serbisë, dhe ne?", ka shkruar ajo në X.