Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës

Aktuale

Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:21
Blerta Deliu

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, ra në altarin e lirisë më 30 prill 1999-të bashkë edhe me 315 dëshmorë dhe martirë të tjerë nga Drenica.

Në nderim të tyre, sot Kuvendi i Kosovës mbajti seancë solemne.

Për figurën e heroit foli edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blera Deliu-Kodra.

Ajo tha se Ilaz Kodra, ishte sinonim i shpirtit liridashës.

“Nuk ka më të vlefshme sesa jeta, e nuk ka më të çmueshme se liria. Prandaj për liri do ta jap edhe jetën”, citoi ajo heroin Ilaz Kodra.

Komandanti Ilaz Kodra, ishte një nga luftëtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte edhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të komandantit legjendar Adem Jashari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat