Doruntina Çeku, mbesa e ish-ministrit Ethem Çeku, ka folur për një proces gjyqësor që e ka ngritur ndaj xhaxhallarëve të saj të cilët i akuzon se i kanë vendosur pronën e babait të saj si një hipotekë të një kredie milionëshe që nga viti 2013 deri në vitin 2023.
Ajo ka deklaruar se kanë marrë edhe kërcënime, ajo dhe familja e saj nga të afërmit.
“Familja ime është duke marrë vazhdimisht kërcënime,u kanë thënë që të largohen nga prona ku babai im ka investuar dhe ku ka punuar. Sepse nuk është e drejtë kjo cka po ndodh, unë kam marrë edhe padi për shpifje që kam vendosur të flasë”.
“Kam marrë kërcënime nga djali i Ethem Çekut, ku i ka thënë familjes sime por për të ma transmetuar mu.’
Ju korri krejve nëse vazhdoni kështu’, tjera e tjera kërcënime janë të tepërta, unë nuk i fshehu se çfarë po ndodh në familjen tonë”, ka thënë Çeku.