Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim të tij në Facebook ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në Studime të Vushtrrisë. Ai ka nderuar dëshmorët e kësaj zone, 116 shqiptarë të vrarë më 2 maj 1999.
Kurti shkruan se i përkulem popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit serb.
Postimi i plotë:
Në Studime të Vushtrrisë nderuam 116 civilët shqiptarë, nga 11 deri në 84 vjeç, të vrarë më 2 maj 1999.
Krahas sakrificës së të rënëve, e çmojmë qëndresën e të gjallëve. I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë.
Të rënët për liri nuk do të jenë kurrë të harruar. Rroftë forca dhe shpresa që ata na lanë!
Lavdi!