Edhe Andin Hoti duke qenë se është Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Kryetar i Delegacionit të Kosovës për Bisedime për Çështjen e Personave të Zhdukur, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Ai tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar se ka të trashëguar tokë, ara e livadhe si dhe një shtëpi në vlerën 90 mijë euro. E gjithë pasuria e tij e paluajtshme e deklaruar arrinë vlerën mbi 300 mijë euro.
Hoti ka deklaruar se posedon edhe një veturë Audi në vlerën 20 mijë euro, në pronësi të bashkëshortes, të dhuruar nga prindërit e saj.
Poashtu, bashkëshortja e tij është pronare e një hoteli me 100% aksione, në vlerën prej 5 mijë euro.
Ai ka deklaruar poashtu se posedon edhe kriptovaluta që kapin vlerën në 15 mijë euro.
Derisa afro 18 mijë janë paratë e kursyera në bankë, ai ka deklaruar se poashtu ka borxhe kredi për ndërtimin e shtëpisë në vlerën 25 mijë euro.
Mbi 36 mijë janë të hyrat vjetore të tij dhe bashkëshortes, të dy të punësuar në Zyren e Kryeministrit.