Artisti Çun Lajçi në një postim të tij në facebook pas orës përkujtimore për atdhetarin dhe deputetin Ali Lajҫi, ku edhe ai ishte i pranishëm tregon se ҫfarë bisedoi me kryeministrin Albin Kurti.
Artisti tregon se kryeministrit i kishte thënë se ‘Ti mund të rrëzohesh por kurrë s’guxon të dorëzohesh’.
Ndërsa edhe kryeministri i kishte thënë disa fjalë.
Postimi i plotë i datës 30 prill 2024:
Sot
Në orën përkujtimore për Ali Lajçin, e thashë edhe unë, (përmes artit të fjalës), ate që duhej thanë për viganin e vitit 81!
- Kryeministri me përqafoj dhe shprehu mirnjohjen për vargjet kushtuar Aliut!
I thashë: - Ti mund të rrëzohesh por kurrë s’guxon të dorëzohesh! Mbahu Z.Kryeministër! Dorëzimi s’na duhet sot as kurrë!
Dhe; - mbaje mend, është hera e parë që ta dhashë dorën dhe folem ndaj mos e harro se të duhet!
Ai u kthye mbrapsht e ma dha dorën edhe njëherë.
- E tani ti mbaje mend, se kjo është hera e dytë m’tha, dhe me përqafoj për monologun!
30 prill 2024