Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka reaguar në lidhje me indeksin e Reporterëve pa Kufij, ku Kosova ka shënuar regres për 19 pozita në Lirinë e Shtypit.
Miftaraj ka cituar një pjesë të raportit dhe ka shkruar se “si do të thoshte Hekuran Murati, kontabilisti i qeverisë, Reporterët pa Kufij janë organizate e zgjatur e regjimit të vjetër. Nëjtë si Raporti i Progresit, Raporti i State Departamentit të Shtetit, Raporti i Freedom House…”
Në fund Mitaraj ka thënë se Kosova meriton shumë më mirë, dhe se çdo ditë po bëhet keq e më keq.
Postimi i plotë:
Kosova ka rënë për 19 pozita në renditjen e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, për këtë vit. Nga pozita e 56-të, ku radhitej vitin e kaluar, sivjet ka rënë në pozitën e 75 në mesin e 180 vendeve.
“Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objektiva e sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), po përpiqet ta reformojë veten. Kanali televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar ngacmimeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu kishte kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK me zgjedhjen e një aleati të ngushtë të partisë në pushtet si drejtor. Mediat në gjuhën serbe, të cilat janë nën presionin e forcave politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasjen në informacione publike, veçanërisht në gjuhën e tyre, që është ajo e pakicës kushtetuese”, thuhet në raport.
Sipas gjetjeve të raportit në Kosovë edhe pse sulmet hetohen nga policia dhe prokuroria, rrallëherë rezultojnë në ndjekje penale.
Si do thoshte Hekuran Murati, kontabilisti i qeverse, Reporteret pa Kufinj jane organizate e zgjatur e regjimit te vjeter. Njejte si Raporti i Progresit, Raporti i State Departamentit te Shtetit, Raporti i Freedom House jane shkruar nga ndonje ekspert qe ka ra pre e regjimit te vjeter.
Kosova meriton shume me mire. Kosova po behet me keq dite e per dite.