Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se rënia e Kosovës për 19 pozita në indeksin e lirisë së mediave, është alarm.
Azemi ka thënë se ky regres ka shpjegim, duke shtuar se në krye të vendit ka një qeveri që gjithë mandatin e saj, sipas tij, i ka shpallë luftë medias, ka qenë jobashkëpunuese e jotransparente dhe ka tentuar ta kontrollojë atë.
“Militantët e partisë në pushtet në baza ditore linçojnë gazetarët. Në krye të televizionit publik është instaluar një aktivist i kësaj partie”, ka thënë Azemi.
“Media është shtyllë e rëndësishme e demokracisë. Ajo s’guxon të preket nga askush!”, ka shkruar tutje ai.