Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ku tha se duket se presidenti Aleksandër Vuçiç e ka lodhur Rusinë me lojën që ai ka tentuar të bëjë si me Bashkimin Evropian edhe me SHBA-në.
Sipas tij me zgjedhjen e Aleksandër Vulinit si kryeministër, tashmë Rusia ka në Beograd qeverinë e saj e cila lidhet me klanin kriminal të Novi Sadit.
“Është fakt se tashmë në Beograd është instaluar qeveria e klanit kriminal të Novi Sadit. Është një klan kriminal që kontrollon jetën publike në Serbi. Në krye të tij është kryetari i Novi Sadit dhe janë strukturat e tij të klanit, siç është ai kryesor i Putinit që është Aleksandër Vulin, i cili ka qenë ministër i punës së brendshme, drejtor i shërbimit sekret BIA dhe anëtar kryesor i klanit të Novi Sadit.
Në klanin e Novi Sadit është edhe vëllai i presidentit të Serbisë. Në mënyrë të drejtë kjo gjë duket se sfidon Vuçiç, i cili duket se e lodhur Bashkimin Evropian dhe shtetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo lojë duket se nuk i ka pëlqyer Rusisë, e cila tashmë është sforcuar duke parë qeverinë e saj komplet në Beograd për shkak të klanit të Novi Sadit”, tha eksperti.