Analisti, Fidan Ukaj në një intervistë në Ora News u shpreh se rruga e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës deri tani ka ecur mjaft mirë.
Ukaj: Në fakt rruga e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës deri tani ka ecur mjaft mirë.
Tani jemi në fazën finale, në vendimin politik të vende të Këshillit të Evropës.
Dhe nëse shohim numrin e shteteve të cilat e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, atëherë mund të themi se i kemi 2/3 e votive dhe mund ta kalojmë edhe këtë sfidë.
Gjithsesi është mjaft sfiduese kjo pjesa finale e Kosovës.
Kemi dëgjuar një kërkesë që ka qenë një kërkesë e faktorit ndërkombëtar, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.