Kryeministri Albin Kurti ka s\kujtuar ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar. Ai me këtë rast ka publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë.
Kurti shkroi se “dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit”.
“5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë. Andaj sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë. Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim. Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit. Jeta, vepra dhe rënia e tyre përcjellen si mësime dhe frymëzime ndër breza”, shkroi Kurti.
“Çmimi i lirisë është paguar me gjakun e dëshmorëve, andaj jeta e tyre është e paçmueshme në të gjitha kohët”, shtoi ai.