Nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot në komunën e Malishevës janë regjistruar 170 raste të pickimit nga rriqrat.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi.
Ai njoftoi se nuk ka pacientë të hospitalizuar.
“170 raste kanë qenë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për pickimin e rriqrave që nga fillimi i vitit nuk ka persona të hospitalizuar”, deklaroi Krasniqi.