I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ka diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor me drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Evropën, Miker Carpenter, i cili është edhe asistent Special i Presidentit Biden.
Në një postim në platformën "X" Lajçak tha se ky takim është konfirmim i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së.
“Më vjen mirë që pata mundësinë të diskutoja zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare(NSC) të SHBA-së për Evropën për Evropën Miker Carpenter.
Një tjetër konfirmim i partneritetit tonë të shkëlqyer BE-SHBA", ka shkruar Miroslav Lajçak.