Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i manipulimit publik”.
Kështu Behrami u shpreh teksa tha se është i bindur se kryeministri do ta dërgojë në Kushtetuese Draft-Statutin për Asociacionin.
“Ai e çon në Kushtetuese Draftin, ky është mjeshtër i manipulimit publik. A ja la shenjë që i fali 24 hektarë të Manastirit të Deçanit?”, tha Behrami në Pressing.
“Lëvizja Vetëvendosje me toka të Deçanit e ka nis kauzën”, tha ai.
“Ky e ka pranu punën e Deçanit”, tha tutje Behrami.