Zgjedhjet në RMV - voton deputeti i LVV-së, Avni Dehari

Aktuale

Zgjedhjet në RMV - voton deputeti i LVV-së, Avni Dehari

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:56
Avni Dehari, me bashkëshorten e tij në Kumanovë.

Në zgjedhjet presidenciale dhe Parlamentare që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut sot, ka votuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetvendosje Avni Dehari, me bashkëshorten e tij në Kumanovë.

Kush është Avni Dehari?

Avni Dehari ka lindur në Sllupçan të Kumanovës. Studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen. Ai sot është edhe baba i dy djemve të vdekur në rrethana ende të pa zbuluar, Astrit dhe Arbënor Dehari, emrat e të cilëve qëndrojnë në shumë rrugë të Prishtinës.

Por, Avni Dehari, ka edhe bagazh intelektual ka botuar disa vepra, përfshirë edhe veprat si ‘Dielli’ një poemë për fëmijë, ‘Aris Seferi – në shërbim të popullit” me bashkautor Destan Hajdinin, si dhe përmbledhjen me poezi ‘Pas rrezes dë diellit’.

Ndryshe, familja Dehari kontributin e tyre për çështjen shqiptare kishin vendosur që ta japin duke qenë pjesëtarë e duke jetuar brenda këtyre trevave. Prandaj familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat