Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për veprimet e tij në raport me dialogun Kosovë – Serbi.
Haziri tha se Kurti është në fazën e rezistimit sa i përket kushtëzimit për anëtarësim në KiE me Asociacionin. Sipas tij, ashtu sikurse në të kaluarën Kurti mund të lëshojë pe, por Kosova do humb kohë të vlefshme.
Ish-kryetari i Gjilanit tha se marrëveshja e arritur mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel e Ohër, është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës.
Sipas tij, Kurti e ka degraduar dialogun duke mbërritur në pozicionin e strategjisë serbe që “gjithçka mund të pranojë vetëm pavarësinë e Kosovës jo”.
“Logjikisht sot është në fazën e rezistimit, mbledhja e qeverisë, fjalimi i gjatë. Kurti e ka një problem marrëveshja Kurti-Vuciq është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhë Kosovës në aspiratën e saj për liri dhe pavarësi. Ai ka degradu nga një marrëveshje obligativisht ligjore me njohje formale që Kosova e ka pas të garantuar, ai ka degradu në një marrëveshje të përkohshme me njohje defakto, dhe e cila e lë konfliktin e ngrirrë. Ka mrri në pozicionin e doktrinës serbe strategjisë serbe në dialog, që gjichka mund të pranojë vetëm jo pavarësinë e Kosovës”, tha ai.