Në Maqedoninë e Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve ka folur ish-ambasadori i Kosovës në këtë shtet, Gjergj Dedaj.
Sipas tij, këto zgjedhje janë një lloj referendumi përmes të cilit maqedonasit do të zgjedhjen rrugën të cilët do ta ndjek Maqedonia e Veriut.
Dedaj ka folur edhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në këto zgjedhje dhe formimin e institucioneve të reja në Maqedoninë e Veriut.
“Pa shqiptar s’do ketë Maqedoni stabile”, ka thënë Dedaj.