Në Maqedoninë e Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve ka folur ish-ambasadori i Kosovës në këtë shtet, Gjergj Dedaj.
Sipas tij, këto zgjedhje janë një lloj referendumi përmes të cilit maqedonasit do të zgjedhjen rrugën të cilët do ta ndjek Maqedonia e Veriut.
Ish-ambasadori Dedaj ka folur edhe për përfshirjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur gabim një veprim të tillë.
Ai e ka quajtur propagandues Albin Kurtin.
“Kryeministri Kurti prej që ka ardhë i ka përmbysur premtimet e tij. Asnjë premtim që e ka dhënë nuk e ka mbajtur, por e ka bërë të kundërtën”, ka thënë Dedaj.