Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë të mërkurën se në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur ndërhyrje vetëm të kryeministrit Albin Kurti, por edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas Gashit, edhe Rama ka ndërhyrë direkt në ato zgjedhje.
“Nuk ka qenë vetëm implikim i Kurtit, por edhe i Edi Ramës për hir të së vërtetës, edhe i Ramës direkt”.
“Kur e thërret Ali Ahmetin në Tiranë ia jep çelsin, qytetar nderi, është ndërhyrje më direkte sesa e Kurtit”, ka thënë ai.