Canaj: Kurti dëshiron ta shtyjë formimin e Asociacionit

Aktuale

Canaj: Kurti dëshiron ta shtyjë formimin e Asociacionit

Më: 8 maj 2024 Në ora: 23:44
Albin Kurti

Ish-diplomati Blerim Canaj, duke komentuar deklaratën e kryeministri Kurti se nuk do ta pranojnë formimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, ka thënë se kryeministri është futur në kurth dhe po dëshiron ta shtyjë formimin e Asociacionit.

Madje, ai ka vlerësuar se këtë çështje Kurti po e përdorë për fushatë dhe nëse i fiton zgjedhjet do ta zbatojë.

“Kurti e ka pa që është futur në kurth dhe dëshiron ta shtyjë formimin e Asociacionit.Tani jemi në një vit zgjedhor, Kurtit do ti duhet kjo që pastaj eventualisht t’i fitojë edhe një herë, pas zgjedhjeve do të fillojë të implemnetohet se i bërë është”, ka thënë Canaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se nuk e pranojë kushtin që për anëtarësimin në KiE të themelohet Asociacioni.

“Nuk e pranojmë kushtëzimin për anëtarësim me Asociacionin e Komunave Serbe. Për normalizim me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg. Neni 7 dhe 10 të marrëveshjes nuk mund të nxirren jashtë marrëveshjes, ta vendosë në qendër dhe as sipër si çështje urgjente”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat