Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të.
Osmani tha se përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare.
Postimi i plotë:
Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të. Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme.
Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare.