Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.
Kjo e fundit i ka replikuar Osmanit duke thënë se e ka gëzuar urimi i presidentes së Kosovës dhe siç tha ajo është e lumtur që gratë në rajon po bëjnë histori politike.
Tutje, ajo ka thënë se uron që të vazhdojnë bashkëpunimin për t’i forcuar marrëdhëniet.
“E nderuar Osmani më gëzoi urimi Juaj i sinqertë. Jam e lumtur për faktin që gratë në rajonin tonë po bëjnë histori politike, duke qëndruar guximshëm në pozita kyçe. Uroj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen, … për të arritur përfundimisht objektivin kryesor strategjik, integrimin evropian të të gjithë rajonit, si dhe për të forcuar marrëdhëniet tona përmes një sinergjie “femërore””, ka shkruar ajo.